Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ia ngushton rripin qeverisë ", Rama i bindur: Në Shqipëri nuk ka oligarkë

"Ia ngushton rripin qeverisë ", Rama i bindur: Në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me furnizuesit e karburanteve, ku u ndal te funksionimi i tregut dhe akuzat për dominim nga grupe të caktuara ekonomike.

Në fjalën e tij, ai hodhi poshtë pretendimet për ekzistencën e oligarkëve në Shqipëri, duke theksuar se përdorimi i këtij termi është i gabuar dhe se tregu, sipas tij, është bërë më i hapur dhe konkurrues falë ndërhyrjeve të qeverisë.

Unë hyj tek ata që në Shqipëri nuk ka oligarkë sepse ka një kuptim të caktuar kjo fjalë. Kush e përdor këtë fjalë nuk është çliruar nga kthetrat e propagandës komuniste.

Ka ndryshuar fjalën për ta sjellë veten në kohë, nga kulak e ka bërë oligark, por oligarkë në Shqipëri nuk ka se po të kishte nuk do paguanin më shumë ata që fitojnë më shumë, nuk do kishte kaq shumë iniciativa nga ne për të ngushtuar rrethin e fitimit abuziv të atyre që kanë më shumë dhe nuk do kishte sot sa herë më tepër subjekte që kanë akses në fondet publike nga konkurrenca apo në të drejtat që shteti jep në bazë të ligjit për ata që duan të bëjnë sipërmarrje.

Ata janë forcë që i ngushton rrugët e konkurrencës dhe që ia ngushton qeverisë rripin nëse qeveria do të zgjerojë fuqinë e interesit publik në raport me atë privat”, u shpreh Rama.

Të fundit