Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ikën Cakaj, vjen Peleshi, Spiropali: Rama ndryshoi ekipin para zgjedhjeve, emërimet e reja i japin frymë ndryshe maxhorancës

Ikën Cakaj, vjen Peleshi, Spiropali: Rama ndryshoi ekipin para zgjedhjeve,

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar ndryshimet e fundit në kabinetin qeverisës nga kryeministri Edi Rama.

E ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, Spiropali tha se kryeministri thjesht ka ndryshuar ekipin para zgjedhjeve.

 “Nuk besoj se ka pasur ngut apo domosdoshmëri ndryshimi, por më shumë ka qenë zgjedhje e kryeministrit për të ndryshuar ekipin para zgjedhjeve, është totalisht legjitime. Edhe vullneti i ministrit Lleshaj dhe Cakajt besoj se ka ndikuar.

Lleshaj ka dhënë shpjegimet e tij, si standard moral i tij dhe maxhorancës sonë. Ky standard është i pakrahasueshëm me paraardhësit. Sulmet ndaj Cakajt kanë qenë brutale. Besoj se ka mbajtur postin e tij në Ministrinë e Jashtme me dinjitet. Ministrat që ishin në detyrë nuk kanë bërë faje të rënda”, tha Spiropali.

Elisa Spiropali nënvizoi se emërimet e reja në qeverinë Rama do i japin frymë ndryshe dhe pozitive maxhorancës.

“Është e drejtë e kryeministrit të bëjë zgjedhje. Blendi Çuçi është njeri politik , i provuar. Edhe Olta Xhaçka është e provuar më herët. Janë drejtues politikë edhe në qarqe. Emërimet e reja i kanë dhënë frymë qeverisë”, tha ministrja.

Të fundit