Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ikën Lame, Rama prezanton Dallëndyshe Bicin në krye të Kadastrës: Të priten bishtat e korrupsionit

Ikën Lame, Rama prezanton Dallëndyshe Bicin në krye të

Pas shkarkimit të Artan Lames, kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtuesen e re të Kadastrës Dallëndyshe Bicin.

Rama është shprehur se Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit dhe kërkon që të sillet si e tillë dhe të funksionojë si e tillë, në të gjitha aspektet.

 “Sot kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia dhe proceset e nisura na kanë dhënë mundësinë të shërbejmë pa radha dhe qytetarët ta kërkojnë shërbimin on line. Por jemi në kushte kur cikli mbetet i hapur sepse përgjigjet jepen ende me letër. Na duhen hapa të shpejtë dhe zgjidhje radikale për të mbyllur procesin.

Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme dhe kërkon që të sillet si e tillë dhe të funksionojë si e tillë, në të gjitha aspektet. Mbyllja përfundimtare e kontakteve dhe skemës së organizimit. Na takon të kërkojmë shumë më tepër nga vetja cdo ditë. Duhen eliminuar të gjitha zonat ndarëse, s’ka më me zona e me çifligje sfera influence.

Kadastra dhe I gjithë personeli duhet të hyjë tërësisht pas ekranit dhe të zhvillojë gjithë veprimtarinë e vet. Do duhet një bashkëpunim shumë i ngushtë me AKSHI-n që procesi të marrë një tjetër vrull dhe të hyjë në një tjetër fazë. Duhet patjetër që të merren masa shumë serioze lidhur me bishtat e të keqes në institucion, të pisllëkut dhe korrupsionit që janë të kudondodhur në kadastër”, është shprehur Rama.

Gjatë prezantimit, Rama tha se duhen prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit në zyrat e Kadastrës, teksa shtoi se është bërë një punë e madhe por e pamjaftushem, ndaj duhet të shkojmë më tutje.

“Për të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore, lidhur me trimërinë dhe frikën. Dëgjoj se janë trembur dhe kanë frikë të firmosin, s ka askush pse të ketë frikë nëse zbaton ligjin.

Procesi i përpjekjes per te vendosur disa pika mbi ‘i’, në raport të zyrtarëve me ligjin duhet të trembi ata që duan ti bëjnë ligjit bisht. Cdo bishtnim në sistemet dixhitale të kadastrës për të bërë truke, dhe do futje e të keqes pas shpinës së shteti nuk do tolerohet. Do ndiqet si prioriteti i prioriteteve.

Një task forcë speciale do ngrihet menjëherë për të prerë bishtat e korrupsionit që lëvizin në zyrat e kadastrës. Ju kemi premtuar njerëzve prona të sigurta dhe shërbimet do i marrin pa lëvizur nga vendi, duke nxjerrë celularin dhe duke e pasur ne telefon pronën e tyre. Është bërë një punë e madhe por e pamjaftushem, ndaj duhet të shkojmë më tutje”, ka thënë kryeministri Rama.

Bici deri tani ka mbajtur postin e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Po ashtu Bici është e njohur për lëvizjet e saj në qeverinë e Ramës.

Në fillim në krye të IKMT, më pas si zv.ministre e Mbrojtjes dhe për tu rikthyer para pak kohësh në IKMT. Emri i saj u vu në qendër të polemikave pasi firmosi shkatërrimin e një kompleksi të njohur në zonën e Golemit në Kavajë që ditën e parë që rimori detyrën. 

Të fundit