Flash News

Ditari i Maxhorancës

ILD kallëzoi gjyqtarin që liroi vrasësin e ‘97-ës, reagon Rama: Sfidoi hapur drejtësinë, më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur

ILD kallëzoi gjyqtarin që liroi vrasësin e ‘97-ës,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kallëzimit të gjyqtarit Markelian Kuqo, i cili liroi Gerd Gjinerarin, i dënuar për vrasjen e Arben Grorit në Itali më ’97-ën, nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Në një reagim në tëitter, Rama shkruan se ky është një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi.

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallëzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm!

Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi!”, shkruan Rama.

Të fundit