Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk ndalon sulmet ndaj opozitës: Dy njerëz hedhin zarat që të kapin ça të kapin

Rama nuk ndalon sulmet ndaj opozitës:  Dy njerëz hedhin zarat që

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Belsh, ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialite në zgjedhejt e 14 majit, Arif Tafani. Edhe kësaj here kreu i qeverisë nuk i kurseu ironitë dhe ofendimet për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatët e tij.

“Dy zara, dy njerëz me dy zara, që hedhin zarat të kapin ca të kapin në një bixhoz që është vetëm rezultat i dëshpërimit dhe halleve personale. S’ka lidhje me këto që ne themi këto. Duhej 1 orë e 30 minuta me ardhur nga Elbasani në Belsh, sot është 25 minuta. Nga aty ka dal njëri. Unë nuk merrem me kundërshtarët e vendosur si kukulla ku është hedh zari."

"Imagjino të punosh me këta njerëz. Po ua dhe zyrën të përplasin derën në fytyrë dhe aty brenda në zyrë të kapin ca të kapin. Këtu s’bëhet fjalë fare, se s’do kthehemi tek dominoja. Domino luajnë pleqtë, të moshuarit, njerëzit që kanë punuar gjithë jetën dhe iu takon të luajnë domino. Po s’mund të luajë domino kryetari i bashkisë, mendo të vijë ndonjëri që luan domino në buzë të liqenit”, tha Rama.

 

Të fundit