Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Imitojnë numrat e personave publikë', Rama apel qytetarëve: Kujdes! Një lojë mashtruese ka dëmtuar disa persona

"Imitojnë numrat e personave publikë', Rama apel

Kryeministri Edi Rama ka apleuar qytetarët të tregohen të kujdesshëm pasi një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot.

Në një reagim në rrjetin social “X’ , Rama shkruan se autoritetet kanë ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Reagimi i plotë:

Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.

Të fundit