Flash News

Ditari i Maxhorancës

Imuniteti i Ballukut, Rama kujton forcën e kartonit: Do trajtohet me përgjegjësi nga shumica qeverisëse

Imuniteti i Ballukut, Rama kujton forcën e kartonit: Do trajtohet me

Duke folur për imunitetin e Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama bëri të qartë se kërkesa do të trajtohet me ‘përgjegjësi nga shumica qeverisëse.

Rama rikutjoi kështu forcën e kartonit që ka PS, njëjtë siç ka vepruar në miratimin e projektligjeve të kaluara me procedurë të përshpejtuar, me votat e saj.

Ai pretendoi më tej se debati që erdhi pas propozimit të ndryshimeve ligjore, nuk lidhet me Ballukun, edhe pse kjo nismë erdhi fill pasi Gjykata Kushtetuese doli pa vendim për pezullimin e saj.

“Duke e mbyllur dua të them se nisma thjesht dhe vetëm adreson një ..ok…boshllëk e quajnë jurisitët, por nuk duhet të shfaqet më që me fuqinë e prokurorit dhe verbërinë e gjykatësit që i shkon nga pas të marrë peng një gjykatë. Kjo është pak dhe thjesht. Rasti konkret është në proces në Kuvendin e Shqipërisë do të trajtohet me përgjegjësinë që kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja, edhe në aspektin kohor, nëse unë nuk gaboj, parlamenti do të shprehet për imunitetin dhe më pas me votë për ndryshim. Sot nuk është dita për të folur, do të flasim në momentin e duhur kur të bëhen procedurat. Këto kisha unë”, tha Rama.

Të fundit