Flash News

Ditari i Maxhorancës

Engjëll Agaçi dëshmon për inceneratorët: Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt-akt

Engjëll Agaçi dëshmon për inceneratorët:

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi po dëshmon në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve lidhur me aferën 430 milionë euro.

I pyetur nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, Agaçi ka mohuar të ketë njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallja duke pohuar se nuk është takuar asnjëherë me ta.

Sa i përket, miratimin të koncesionit nga qeveria, Agaçi u shpreh se një fakt i tillë është i pavërtetë duke mohuar që qeveria të ketë miratuar një projektvendim të tillë.

"Në lidhje me këtë mendim të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe në vijim të procedurave, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për autorizimin e procedurave, ky fakt nuk është i vërtetë. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ju iu referuat. Ky akt nuk është propozuar kurrë për shqyrtim dhe nuk është miratuar. Nuk ekzistion ky vendim qeverie dhe është e thjeshtë për të vërtetuar këtë të pavërtetë që është thënë me muaj", tha ai.

PJESË NGA DËSHMIA
Tabaku: Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?

Agaçi: Jo!

Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?

Agaçi: Asnjëherë!

Tabaku: Në datën 17 2014, zoti Lefter Koka, i dërgon një shkresë Eduard Ahmetit. Cilat janë masat që janë marë nga ana juaj në cilësi të sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë pas marrjes së kësaj procedure?

Agaçi: Është thënë padrejtësisht se në lidhje me këtë procedurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave. Ky fakt nuk është i vërtetë. Nuk jam politikan. Ajo që ka më shumë rëndësi për këtë komision hetimor, është se Këshilli i ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale. Ky fakt nuk është propozuar kurrë në Këshillin e Ministrave, Nuk ekziston ky vendim qeverie. Pas miratimit të VKM-ve, ato publikohen në fletoren zyrtare.

Tabaku: Një grup ministrash kanë rënë në parim dakord. Keni dijeni për draftin paraprak?

Agaçi: Më lejoni të saktësoj, që nuk është i vërtetë vendimi që cituat i 2014-ës, që objekti i vendimit është i njëjtë me atë që e cituat ju. po e saktësoj, vendimi i cili nuk është miratuar asnjëherë në këshillimin e Ministrave, ka pasur për objekt procedurat përkatëse. Ky vendim nuk është miratuar kurrë në Këshillin e Ministrave. Patët fatin dje dhe mundësinë që të dëgjonit dje ish-ministrin e Financave, i cili saktësoi se procesi i financimit të kontratës ka kaluar në një fazë të gjatë mes ministrave. Dua thjesht të përsëris atë çka tha zoti Cani dje duke iu referuar një vendimi të qeverisë së mëparshme.

Të fundit