Flash News

Ditari i Maxhorancës

Inceneratorët/ Pas SPAK, Armando Subashi dëshmon në Komisionin Hetimor: Me Klodian Zoton kam komunikuar 2-3 herë

Inceneratorët/ Pas SPAK, Armando Subashi dëshmon në Komisionin

Pas dëshmisë që dha pak ditë më parë në SPAK, kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi u thirr edhe në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Gjatë dëshmisë së tij, Subashi pranoi se ka patur dy apo tre herë komunikim për çështje teknike me Klodian Zoton, person sot i shpallur në kërkim për inceneratorët në SPAK.

“Kam pasur komunikim ndoshta dy ose tre herë me Zoton. Ka qenë momenti kur filluam që të depozitonim mbetjet në impiantin e ri dhe kemi bërë biseda në kuadrin teknik së bashku me persona që kanë administruar impianin, një bisedë teknike si do shkojnë, si do i depozitojnë, mbetjet dhe për orarin, se ne kemi kërkuar që impianti të punojë gjatë natës dhe kemi gjetur dakordësinë", tha Subashi.

 

Të fundit