Flash News

Ditari i Maxhorancës

Inceneratorët, Veliaj: Unë s’kam lidhje. Nëse dikush ka gabuar, të mbajë përgjegjësi

Inceneratorët, Veliaj: Unë s’kam lidhje. Nëse dikush ka

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka folur për inceneratorin e kryeqytetit, teksa opozita ka denoncuar vazhdimisht se janë bërë abuzime me fondet gjatë procesit të grumbullimit dhe djegies së mbetjeve.

I ftuar në “Top Story”, Veliaj ka hequr përgjegjësinë nga vetja dhe thotë se nëse dikush ka gabuar, duhet të mbajë përgjegjësi, thotë kryetari i bashkisë Tiranë.

“Ajo që dallon me qeverinë më parë, është se nëse dikush abuzon, qeveria Rama nuk e mbron. Nëse në këtë proces njerëzit kanë bërë gabime, kjo s’do të thotë që t’i kthehemi prapë djegies së plehrave nëpër Tiranë. Unë paguaj vetëm për plehrat që kam çuar sot. Nëse dikush ka bërë gabim le të gjykohet, por unë s’kam lidhje. Rasti i Elbasanit dhe Fierit është tjetër, ne paguajmë vetëm shërbimin në Tiranë”, thotë Veliaj.

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Erion Veliaj dëshmoi në muajin shkurt të këtij viti. Ai iu përgjigj pyetjeve dhe akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me dhënien e lejes për inceneratorin e Tiranës.

 

Të fundit