Flash News

Ditari i Maxhorancës

Incidenti në protestë, vjen reagimi i parë nga PS

Incidenti në protestë, vjen reagimi i parë nga PS

Incidenti që ndodhi sot në protestën e opozitës dyshohet se është kryer nga një militant i Partisë Socialiste, Gert Shehu.

Pas këtij incidenti, që nuk e ndali Sali Berishën, ka ardhur reagimi i parë nga socialistët.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se shpreson që Berisha të jetë mirë me shëndet dhe kjo ngjarje mos ketë pasur ndikim në protestë.

“Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin. Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë impaktuar protestën e opozitës.

Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarje tjetër. Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër”, tha Balluku për “Abc news”.

 

Të fundit