Flash News

Ditari i Maxhorancës

Infektohet me COVID-19 ish-deputeti socialist

Infektohet me COVID-19 ish-deputeti socialist

Infektohet me COVID-19 ish-deputeti i Partisë Socialiste, Bukurosh Stafa. Mësohet se, Stafa ka rezultuar pozitiv pas marrjes së përgjigjes së tamponit ditën e djeshme.

Momentalisht ish-deputeti ruan postin e kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndertësore, dhe i karantinuar në banesë, ndërkaq veç tij janë karantinuar edhe një pjesë e mirë e stafit të këshillit bashkiak të cilët kanë patur kontakte me të.

Kujtojmë se, Stafa nuk është i vetmi politikan shqiptar që është infektuar. Më parë kanë kaluar Covid-in edhe deputeti Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, Enver Roshi, Eljo Hysko.

Të fundit