Flash News

Ditari i Maxhorancës

Infektohet me Covid-19 zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi

Infektohet me Covid-19 zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është infektuar me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në “Facebook” ku Koçi ka treguar disa nga simptomat e sëmundjes.

Gjithashtu, zëvendës ministri iu ka kërkuar të gjithë personave me të cilët ka patur kontakte katër ditët e fundit të bëjnë kujdes.

Mesazhi i zv.ministrit:

Covid, i veteofruar si dhurate per festat e fund dhe fillimvitit hyri pa trokitur ne familjen tone, duke na perqafuar te gjitheve.

Nje kolle qe vjen gjithnje e me shume prej thellesise se kraharorit, temperature nganjehere me ethe, nje keputje trupi, ilace ,gjilpera, cajra etj na shoqerojne ditet.
Dje u konfirmuam me covid dhe nga analiza.
U kerkoj gjithe kontakteve te mia te para 4 diteve te bejne kujdes.
Ju uroj shendet miqte e mi!
#distancehigjienemaske

Të fundit