Flash News

Ditari i Maxhorancës

Inspektimet në Pezë/ Ramën e harrojnë pa raki, thumbon Veliajn: Çudi e madhe, gjithmonë gota ime i bie Lalit

Inspektimet në Pezë/ Ramën e harrojnë pa raki, thumbon
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, në përurimin e një banese private në Pezë

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kanë zhvilluar sot një vizitë në Pezë, ku kanë përuruar një banesë private të rindërtuar pas rrënimit tetorin e kaluar.

Gjatë momenteve të vizitës, sikurse e do edhe zakoni shqiptar, familjarët i kanë pritur mysafirët me një gotë raki, të bërë vetë, por që gabimisht kreu i qeverisë mbeti pa gotë. Me humor Rama merr gotën e Veliajt, dhe thotë se jo në pak raste ”rriskun” e tij ia japin Lalit.

Ndërkaq, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Veliajt, i cili u ankua se e ngacmojnë shumë pasi është më i vogli.

Rama: Gjithmonë gota ime i bie Lalit, çudi e madhe, merre merre (I drejtohet për të marrë gotën e Ahmetajt)

Veliaj: Më ngacmojnë mua se jam më i vogli, prandaj, më ngacmojnë shumë!

“Jemi tironsa ne, nuk i lëmë adetet”, tha e zonja e shtëpisë, ndërsa tregon se rakinë e kanë nxjerë vetë, e madje kanë punuar edhe tokën, prodhimet e të cilës i shesin për të siguruar të ardhurat.

Të fundit