Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi/ Balla ftesë opozitës: Të lëmë mënjanë axhendën politike dhe të kërkojmë anëtarësimin e shpejtë në BE

Integrimi/ Balla ftesë opozitës: Të lëmë

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i ka bërë ftesë opozitës për të bashkëpunuar në lidhje me procedurat e integrimit të Shqipërisë. Ai ka kërkuar që të lihet mënjanë axhenda politike.

Balla u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kërkojnë anëtarësim të shpejtë në BE. Referuar luftës në Ukrainë, ai tha se duhet një rrugë e re për zgjerimin.

“Interesi i Shqipërisë e do sot më shumë se kurrë se kur flasim për aspiratën më të rëndësishme historike, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Evropian, ta lëmë axhendën politike mënjanë dhe të kthehemi të flasim për kontekstin e ri gjeopolitik dhe nevojën që të gjithë kemi të flasim me të njëjtën gjuhë, ndërsa kemi mundësi të flasim dhe të takojmë kolegë të vendeve të BE-së në të gjitha nivelet e përfaqësimit të tyre.

Unë mendoj se ka ardhur koha të kërkojmë anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Konteksti i ri gjeopolitik i shkaktuar nga agresioni rus kërkon një përshpejtim të procesit të Moldavisë, të Gjeorgjisë edhe Ukrainës. Ballkani Perëndimor duhet të jetë hapi tjetër i zgjerimit dhe ka ardhur koha që kjo të marrë një rrugë të re. Kur flitet për integrimin axhendat politike t’i lëmë mënjanë dhe të fokusohemi te momenti që jemi”, tha Balla.

 

Të fundit