Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi në BE dhe rreziku për destabilitet, Rama dhe kryeministrja finlandeze zbardhin takimin: Ballkani një hallkë e dobët

Integrimi në BE dhe rreziku për destabilitet, Rama dhe kryeministrja

Ditën e sotme kryeministrja finlandeze, Sanna Marin vizitoi Shqipërinë dhe zhvilloi një takim me homologun Edi Rama në ambientet e kryeministrisë.

Në një konferencë të përbashkët për mediat në përfundim të takimit, dy kryeministrat zbardhën diskutimet, në fokus të të cilave ishte siguria, e cila është lëkundur pas luftës në Ukrainë.

Rama nënvizoi se Ballkani është një hallkë e dobët, ndërsa shprehu mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO të Finlandës. Gjithashtu ritheksoi se nuk pret përgjigje pozitive për çeljen e negociatave.

Nga ana tjetër, Marin u shpreh se agresioni rus në Ukrainë e ka ndryshuar për breza të tërë mjedisin e sigurisë. Gjithashtu vlerësoi edhe qëndrimin e Shqipërisë për zgjerimin e NATO-s.

Rama: Ballkani është një hallkë e dobët, delikate dhe për këtë arsye eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi. Ne folëm lidhur me çeljen e bisedimeve të Shqipërisë dhe MV me BE. I thashë kryeministres që unë nuk pres asgjë të re.

Megjithatë vendet e BE-së dhe Finalnda po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin. Ne mbështesim anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, janë vlerë e shtuar. Për më tepër në ditët e sotme dyert e NATO-s duhet të jenë të hapura.

Marin: Shqipëria dhe Finlanda janë aktive dhe konstruktive si anëtare të bashkisë ndërkombëtare. Tani po punojmë fort për të avacuar integrimin europian. Agresioni rus në Ukrainë e ka ndryshuar për breza të tërë mjedisin tonë të sigurisë.

Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur kërkesë në NATO, ku Shqipëria është anëtare aktive. Shqipëria është mbështetëse e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, qoftë në parim ashtu edhe në praktikë.

Të fundit