Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi, pandemia dhe rindërtimi, Rama sot në Bruksel

Integrimi, pandemia dhe rindërtimi, Rama sot në Bruksel
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Bruksel. I shoqëruar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, Rama pritet të takojë presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Bisedimet pritet të fokusohen te ecuria e integrimit të Shqipërisë, pandemia dhe për fondet e rindërtimit.

Takime do të ketë edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të BE, si përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sa i përket hapjes së negociatave edhe vet Rama është skeptik. Kujtojmë se disa ditë më parë ai deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se ishte në dorë të BE-së, çelja e tyre. Ai shtoi se pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në Hollandë mund të ketë qartësi lidhur me këtë çështje.

Të fundit