Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi, Rama adreson fajin te politika e shteteve të BE-së: KE rikonfirmoi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet

Integrimi, Rama adreson fajin te politika e shteteve të BE-së: KE

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Komisioni Europian rikonfirmoi se Shqipëria është gati për të nisur bisedimet e anëtarësimit. Kjo deklaratë vjen një ditë pas prezantimit të progres-raportit në Komisionin Europian.

Rama shtoi se KE është e vetmja strukturë që bën gjykim të drejtë dhe bazuar në fakte, ndërsa shtoi se pjesa tjetër është politikë. Me deklaratat e tij, Rama përsëriti qëndrimin e tij se çelja e negociatave për Shqipërinë varet nga politikat e shteteve të BE-së, pasi sipas tij, kushtet janë përmbushur.

"Raporti është një tjetër në një vazhdë të disa të tjerëve tanimë, ku KE rikonfirmon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të nisur formalisht dhe për të ndërmarrë diskutimin e anëtarësimit. Dua të theksoj se ne gjejmë te KE që partner të drejtë, të paanshëm, rigoroz që e velësron progresin, duke u bazuar në faktet në terren.

Nuk ka në asnjë kryeqytet të vendeve anëtare një strukturë e ngjashme apo që ta konkurrojë nga drejtësia e gjykimit delegacionin e KE dhe BE këtu në Tiranë. Për ne raporti është udhërrëfyes, të tjerat janë interferenca me natyrë politike", tha Rama.

Të fundit