Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi, Rama paralajmëron ndarjen nga RMV: S’mund të presim që Bullgaria të lirojë pengun

Integrimi, Rama paralajmëron ndarjen nga RMV: S’mund të presim

Kryeministri Edi Rama ka folur nga SHBA-ja për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbajtjen e konferencës së parë Ndërqeveritare.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri u shpreh se është e padrejtë që Shqipëria, e cila i ka përmbushur detyrat e saj, të presë Bullgarinë të lirojë Maqedoninë e Veriut.

Rama paralajmëroi një ndarje të mundshme nga RMV në procesin e integrimit.

"Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do realizohet hapja e konferencës, është pakuptim që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vet. Kjo mund të vazhdojë pa fund dhe është e padrejtë për Shqipërinë që i ka kryer të gjitha detyrat tashmë", tha Rama.

Të fundit