Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi, Rama: Presim Presidencën Franceze, nëse nuk kalojmë në fazën tjetër, ndryshojmë kurs

Integrimi, Rama: Presim Presidencën Franceze, nëse nuk kalojmë

Teksa Shqipëria pret për një datë për tryezën e parë ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama nuk duket shumë optimist për vendimin që do të marrë Këshilli Evropian i cili pritet të mblidhet në fund të Presidencës Franceze.

Rama tha pas takimit në Bruksel me Joseph Borrell dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, se nëse nuk bëhet asnjë hap para për negociatat e Shqipërisë, atëherë do të ndjekë një kurs tjetër, çka nënkupton ndarjen nga RMV.

“Ne jemi në pozicionin që dihet, do presim dhe presidencën franceze. Këtu çështja është tek Bullgaria që ka marrë peng Maqedoninë dhe që si rezultat, ka bërë që ne të jemi peng i një ngërçi të madh që ne nuk kemi lidhje fare. Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”, deklaron Rama në një intervistë, raporton Klan Neës.

Rama shfaqet më optimist sa i përket nismës “Ballkani i Hapur”, për të cilën shprehu iniciativën për t’iu bashkuar edhe Abazoviç, kryeministri shqiptar në Mal të Zi. Megjtihatë, fakti që Kosova nuk është në një mendje me Shqipërinë, për Ramën nuk vendos në dyshim mbështetjen e Tiranës për Prishtinën.

“Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën”, tha Rama.

Të fundit