Flash News

Ditari i Maxhorancës

Intergimi i Shqipërisë, Rama mëngjes pune me Radev: Folëm për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë e MV

Intergimi i Shqipërisë, Rama mëngjes pune me Radev: Folëm
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka konsumuar një mëngjes pune me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zbardhur detaje nga takimi.

Ai thotë se me Radev ka diskutuar për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgraisë dhe Maqedonisë së Verit për çështjen e intgerimit. Kujtojmë që Bullgaria i ka vendosur veton MV për çeljen e negociatave për shkak të konflikteve që kanë lidhur me orgjinën e gjuhës dhe historisë.

Sipas Ramës, vetoja e Bullgarisë ndaj MV pengon edhe çeljen e negociatave për Shqipërinë, ndaj dhe takimi është fokusuar në këtë pikë. Kryeministri shton se me presidentin bullgar kanë diskutuar edhe marrëdhëniet e bilaterale.

Kujtojmë që Rama prej dy ditësh është duke zhvilluar nëj vizitë zyrtare, fillimisht në Hungari dhe tashmë në Bullgari. Më herët ai ishtë në Turqi.

Të fundit