Flash News

Ditari i Maxhorancës

Interkonjeksioni me Kosovën, Rama flet për energjinë: Vetoja e Serbisë u hoq nga Shengeni Rajonal

Interkonjeksioni me Kosovën, Rama flet për energjinë: Vetoja e

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën e përjavshme për energjinë dhe punën që ka bërë qeveria e tij për këtë sektor.

Rama akuzoi qeverinë paraardhëse se kishte degraduar sistemin e energjisë elektrike në vend. Ai foli edhe për vënien në punë të linjës së interkonjeksionit me Kosovës.

Sipas Ramës, këtij projekti i hapi rrugë Shengeni Rajonal. Vetoja e Serbisë për realizimin i interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës u hoq pas projektit të Shengenit, shtoi Rama

“Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni, sapo më në fund kemi vënë në punë linjën me Kosovën.

Vumë në punë linjën e inter-konjeksionin me Kosovës. Interkonjeksioni u bllokua për vite të tëra nga Serbia. Vetoja e Serbisë u hoq nga Shengeni Rajonal.

Nga ana tjetër besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona, dhe nga ana tjetër projekti Shqipëri-Maqedoni, janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë këtu dhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018, dhe pastaj me nënshkrimin mes aksionarëve mes operatorëve të Shqipërisë e Kosovës për shpërndarjen, çka përbën etapë të re për sektorin”, u shpreh Rama.

Kryeministri i Shqipërisë është pyetur lidhur me raportin e fundit që e nxjerr vendin tonë të tretin për nga çmimi i lartë i karburantit në gjithë botën, duke lënë pas vetëm Suedinë e Hong Kongun.

Rama tha se kjo është një çështje strukturore pasi në Shqipëri taksa e qarkullimit është e integruar në çmimin për litër të karburantit.

 

 

Të fundit