Flash News

Ditari i Maxhorancës

Intervistë për The Telegraph/ Rama-të rinjve: Mos ikni në Britani, investoni në turizmin rural dhe do të fitoni më shumë

Intervistë për The Telegraph/ Rama-të rinjve: Mos ikni në

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pranuar emigrimin masiv të Shqiptarëve në Britani, të cilët shkojnë ilegalisht përmes kanalit të La Manshit. Përmes një interviste për “The Telegraph”, Rama iu ka bërë thirrje që paratë që përdorin për të shkuar në Britani, t’i investojnë në biznese për turizmin rural.

Sipas kreut të qeverisë, kështu do të fitonin më shumë të ardhura sesa të punonin në Mbretërinë e Bashkuar.

“Edi Rama u tha të rinjve shqiptarë se në vend që të shpenzojnë mijëra paund për të paguar kontrabandistët e njerëzve për të kaluar Kanalin, ata duhet t'i investojnë paratë në bizneset e turizmit rural që do t'i fitonin më shumë sesa mund të fitonin në MB.

Ai u zotua se qeveria shqiptare do të sigurojë mbështetje financiare për të mbështetur plane të tilla mes shqetësimeve se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin po rritet”, shkruan “The Telegraph”.

Zyrtarët britanike thonë se shqiptarët tani përbëjnë deri në 60 për qind të emigrantëve të paligjshëm, 100 herë më shumë se numri i vitit të kaluar.

I pyetur për eksodin, Rama tha: “Së pari, do të doja t'u bëja thirrje të gjithëve që të mos ecin në atë rrugë sepse do të jetë gjithnjë e më e vështirë, do të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe shumica do të dështojnë.”

Ai pranoi se Shqipëria nuk mund t'u ofronte shqiptarëve të njëjtat "kushte" si Britania e Madhe apo Gjermania. "Ne nuk jemi magjistarë," tha ai. Por ai këmbënguli se Shqipëria kishte "shumë mundësi" për ata që "me të vërtetë duan të arrijnë suksesin e tyre përmes punës".

Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të shqetësuara për fluksin e shqiptarëve, bandat kriminale të të cilëve dominojnë tregtinë e drogës së kokainës në jug të Anglisë dhe janë zgjeruar në kultivimin e kanabisit duke përshtatur teknikat agroponike të zhvilluara në Shqipëri për rritjen e bimëve.

Vlerësohet se deri në fund të këtij muaji mund të kenë arritur në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë. Në përgjithësi, gati 4,700 migrantë kanë kaluar tashmë Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716, krahasuar me 28,526 për të gjithë vitin 2021 dhe 8,400 në 2020.

 

Të fundit