Flash News

Ditari i Maxhorancës

Investimi i Kushner në Sazan, Rama: Projekti ka ndryshuar! Ku do të fokusohet?

Investimi i Kushner në Sazan, Rama: Projekti ka ndryshuar! Ku do të

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje të reja mbi projektin e shumëdiskutuar për zhvillimin e ishullit të Sazanit nga kompania e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, Rama siguroi se projekti ka pësuar ndryshime thelbësore, duke parashikuar më pak ndërtime dhe duke garantuar përfshirjen e shtetit shqiptar.

Shefi i qeverisë theksoi se negociatat me investitorët janë ende në proces, por konfirmoi se shteti shqiptar do të jetë bashkëpronar në kompaninë që do të menaxhojë resortin.

“Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin,” deklaroi ai, duke shtuar se interesat e shqiptarëve do të përfaqësohen nga shteti.

Kryeministri sqaroi se plani fillestar është modifikuar për të ruajtur natyrën e ishullit.

Sipas tij, Sazani nuk do të kthehet në një resort të mbyllur apo në një “rezervatë të privilegjuar”. Përkundrazi, projekti i ri do të ketë një fokus të fortë kulturor dhe artistik.

“Do të ketë shumë pak ndërtime dhe një profil të rëndësishëm kulturor e artistik. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe,” pohoi Rama, duke shprehur bindjen se investimi do të sjellë përfitime të mëdha për Vlorën.

Të fundit