Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ironikisht kundër vetes: Rama kritikon Britaninë, por harron biletën pa kthim që iu ka dhënë shqiptarëve

Ironikisht kundër vetes: Rama kritikon Britaninë, por harron

Një ditë më parë, qeveria britanike njoftoi se do të japë stimuj socialë për të detyruar emigrantët, përfshirë 700 familje shqiptare, të largohen nga vendi drejt origjinës.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Rama, duke përdorur po të njëjtën retorikë: atë të Brexit.

Në një reagim në platformën X, Rama i referohet dëbimit të emigrantëve si “një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit”. Ndër të tjera, Rama i veçon të larguarit nga Shqipëria si “kontribues neto në ekonominë britanike”, duke u ankuar se përfitimet që marrin nga qeveria britanike, janë shumë të ulëta.

“Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste të përsërisë kaq dobët retorikën e së djathtës ekstreme populiste - dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit - pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm?

Le të jemi gjithashtu të qartë: Shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike, dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i ulët në krahasim me komunitetet e tjera. T’i veçosh ata vazhdimisht nuk është politikë - është një ushtrim demagogjie shqetësues dhe i pahijshëm”, shkruan Rama.

Në fakt, kryeministri harron se i vetmi përfitim që qeveria e tij i ka dhënë shqiptarëve është një valixhe dhe një biletë pa kthim. Kjo ndoshta nuk është “një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Ramës”, por një keqqeverisje në 3 mandate.

Të fundit