Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-deputeti i PS e pranon: Turp që qeveria nuk ndërtoi një autostradë Tiranë-Shkodër

Ish-deputeti i PS e pranon: Turp që qeveria nuk ndërtoi një

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka pranuar se është një turp për qeverinë që nuk ka ndërtuar një autostradë Tiranë-Shkodër.

I ftuar në Euronews Albania, Bushati nuk pranoi tia pranonte direkt fajin kryeministrit Rama duke u kapur me faktin se as në kohën e qeverisë Berisha, nuk ka ekzistuar një rrugë e tillë.

Lidhur me retorikën denigruese të Ramës në fushatë, Bushati tha se politika është për të rritur dhe se në fushatë Rama është si kryetar i PS.

“Është turp që sot jam bëtë gjithë këto rrugë dhe nuk ka një autostradë Tiranë-Shkodër, për të gjitha forcat politike. E pranoj, është e turpshme. As Sali Berisha nuk e bëri atë rrugë, para se të bëhej rruga e Dibrës duhet të ishte mbyllur rruga Tiranë-Shkodër. Këtu ka faj e gjithë politika.

Kryeministri në fushatë është kryetar i PS, politika është për të rritur. Ka mesazhe, shumë mirë që nuk janë të dhunshme, ka avancime, por kemi edhe shumë për të bërë.  A duhet të distancohet fushata lokale nga ajo ne përgjithshme, ka shumë për të diskutuar këtu”, tha Bushati.

Të fundit