Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-deputeti i PS i ashpër me socialistët: Mjaft me presion e arrogancë! Është bërë modë shitblerja e votës

Ish-deputeti i PS i ashpër me socialistët: Mjaft me presion e

Ish-Prefekti i Lezhës dhe ish-deputeti socialist, Gjokë Jaku ka reaguar me tone të ashpra ndaj socialistëve dhe fushatës zgjedhore të 14 majit.

Në një postim në Facebook, Jaku shkruan me rezerva dhe kritika për socialistët kur thotë se militantët dhe propagandistët mohojnë njerëzit dhe kontributet. Jaku shkruan se historia nuk ka nisur me këta socialistë që dalin sot në fushatë, ashtu sikurse zhvillimi i vendit nuk ka nisur me ta.

"Si aktor lokal tash 32 vjet, s'mund të jem indiferent ndaj jetës shoqërore, politike, sociale...shoh përditë si garojnë në "kor" militantët, propagandistët që mohojnë gjithçka ka ndodh më parë, mohojnë njerëzit, kontributet, me ritualin e tyre " këtu nuk është punuar kurrë më parë", "e gjetëm vendin të shkretë", me ne "vetëm përpara, kurrë më mbrapa" etj si këto, të imponojnë të reagosh deomos.

Fushatat zgjedhore janë gjithnjë kohë me dinamikë por të çmosh kësilloj parullash e t'jua përseritësh përditë votuesve, është fyese, është e rrezikshme, më e pakta është cënim i rëndë i paqes sociale.

Zotërinj historia nuk fillon me ju, a me ne, zhvillimi i vendit nuk ka filluar vetëm se erdhët ju e do ndalojë nëse s'do jeni ju. Këtë vend e duam njësoj të gjithë ne që lindëm, u rritëm e kemi zgjedhur të jetojmë përgjithmonë në këtë vend", shkruan Jaku.

Duke bërë një paralelizëm me situatën aktuale ku vendi po vuan nga emigracioni masiv, Jaku thotë se nuk ka nevojë për agresion dhe etiketime për kundërshtarët. (Kujtojmë këtu rastet kur kryeministrit Rama ofendon opozitën dhe kandidatët e saj).

“Ky vend është në traumë, ikje nga nevoja ekonomike, por mbi të gjitha është ikje nga ky realitet i frikshëm, jo social, nga mosdurimi i këtij realiteti dhe i hijeve që mbart. Ky realitet ndryshohet me ndryshime strukturore por dhe politike. Kundershtarët tuaj nuk janë armiq tuaj, s'janë as serb e as rus, por janë banorë të përhershëm të këtij vendi, njerëz të të njëjtit komunitet në bashkëjetësë. Mjaft më me etiketime, presion e arrogancë, jemi njerëz të të njëjtës ADN, toka e dielli na takon të gjithëve njësoj”, shton Jaku.

Në fund, Jaku liston kandidatët që do të zgjedhë për të votuar dhe nuk janë ata të Ramës, por kandidatët e opozitës.

“Prandaj unë do zgjedh të votoj Lindita Metaliaj dhe jo Elisa Spiropalin, do zgjedh të votoj Eduard Ndrecën dhe jo Ulsi Manjën, do zgjedh të votoj dr. Pashk Gjoni dhe jo Pjerin Ndreun”, përfundon Jaku.

Të fundit