Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-deputeti i PS i hakërret Ramës: Kryeministër që prish, dhunon, minon

Ish-deputeti i PS i hakërret Ramës: Kryeministër që prish,

Ish-deputeti socialist, Vladimir Kosta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se po prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve.

Akuzat e tij vijnë një ditë pas deklaratave nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Forumin Ekonomik, ku theksoi rëndësinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Shqipëri.

"Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri: se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri…! Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!…dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…", shkruan Kosta në Fb. 

 Kujtojme se në nëntor tre vila luksoze në ndërtim në zonën e Farkës u hodhën në erë me një shpërthim të kontrolluar, pas vendimit për shembjen e tyre si ndërtime pa leje.

Pamjet e operacionit u publikuan nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk mund të ndërtohen vila për qëllime fitimi në dëm të ligjit dhe komunitetit, pasi është i vendosur të mos lejojë asnjë meter katror pa leje.

Vilat ishin pjesë e një kompleksi në pronësi të kompanisë “Austrian Construction Albania”, e lidhur me Vladimir Kostën, ish-deputet i Partisë Socialiste.

 

Të fundit