Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-drejtori i FShZh-së në kohën e Berishës, Beci: Pse pranova ftesën e Ramës për kandidimin për deputet

Ish-drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në kohën e Qeverisë Berisha dhe së fundmi drejtor i KESH, Benet Beci ka treguar arsyet e tij pse vendosi të garojë si kandidat për deputet nën siglën e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, ku renditet i treti në Qarkun e Shkodrës.
Beci deklaron se ftesa i është bërë drejtpërdrejtë nga kryeministri Rama dhe ndërsa theksoi se nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë, ndërsa theksoi se ka ardhur natyrshëm për të përdorur eksperiencat profesionale edhe në politikë.
“Po është e vërtetë që kam shumë vite në sektorin e investimeve publike dhe njëkohësisht në sektorin e administrimit publik. Për 13 vjet si drejtues Fondit Shqiptar të Zhvillimit kam pas mundësi të jem pjesë e shumë projekteve të rëndësishme me donarët dhe të qeverisë shqiptare. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme por edhe shumë prurje për zhvillimin urban dhe rural të vendit, dhe eksperienca me donarët me thithjen e fondeve ka qenë po ashtu një kontribut i jashtëzakonshëm në këto vite. Edhe më tej, eksperiencat në KESH, kanë qenë eksperienca të marrëdhënieve dhe të koordinimeve edhe me sektorë të tjerë publikë, sic kemi pas mundësi të operojmë. Po besoj se kjo vjen natyrshëm, për të përdorur eksperiencat e tua profesionale në sektorë të tjerë ose më tej edhe në politikë. Kështu që, nuk ka qenë një vendim i lehtë, por është një rrjedhë e natyrshme në vijueshmërinë e rritjes profesionale. Ftesën e kam marrë drejtpërdrejtë nga kryeministri Rama, të cilin e falënderoj shumë për këtë detyrë. Kemi diskutuar, biseduar, analizuar dhe shkëmbyem argumenta, them ka qenë një vendim i pjekur pas një diskutimi të gjatë.” -u shpreh Beci në emisionin "Kjo Javë".
Benet Beci komentoi dhe marrëdhëniet me ish-kryeministrin Berisha, apo Presidentin aktual Meta, dikur bashkëpunëtor në qeverinë e tyre në poste drejtuese. Beci tha se është krejt normale të kesh një staturë profesionale afatgjatë, dhe të kesh një qeveri të cilët i mbajnë profesionistët.
“Do ta shihja si një prurje më bashkëkohore. Shpesh themi ndërrohet një qeveri, vjen një tjetër. Ndërrohen drejtora, në fakt është krejt normale të kesh një staturë profesionale afatgjatë, dhe të kesh një qeveri të cilët i mbajnë profesionistët. Kështu ka ndodhur me mua në fakt në këto vite, është një tregues i mirë i mënyrës se si qeveritë mund të punojnë duke mbajtur stafe profesionale them se kjo nuk është një gjë shumë e panatyrshme, të punosh me shumë qeveri. Në momentin kur je duke punuar, janë marrëdhënie profesionale, në të cilat përkushtimi, angazhimi organizim janë elementë që kushdo do të donte t’i kishte në ekip. Dhe te Fondi Shqiptar i Zhvillimit ekipi ka pas një performancë të jashëzakonshme. Kushdo që ka punuar me ne, ka qenë i kënaqur dhe ne kemi shfaqur pjesën tonë profesionale në gjithë këto komunikime dhe kemi arritur të bëjmë kështu të bëjmë dhe t’i japim vendit përmes profesionalizmit më të mirën. Është celësi i suksesit edhe të realizimit të projekteve të mëdha që kemi bashkëpunuar edhe me qeveritë dhe kryeministrat” -u shpreh Beci, ndërsa komentoi pse besoi Ramën në këto zgjedhje.
“Kam 8 vite eksperiencë që punoj me kryeministrin Rama. Janë 8 vite të një marrëdhënie profesionale, tashmë edhe njerëzore. Ka një dinamizëm që na bashkon dhe një gjë të përbashkët për t’i shkuar gjërave deri në fund edhe për të patur një performancë dhe dinamizëm në punë. Kjo mund të them që është pjesa që na bashkon dhe që unë e gjej veten me kryeministrin dhe me partinë e programin që në fakt është dinamik’, – ndërsa theksoi se me Ramën ka një marrëdhënie intensive profesionale.
"Nuk ka një gjë konkrete, akuza ndaj meje, mund të ketë pas për programet. Jam munduar shumë mos jem në pjesën politike, dhe kam bindjen se ngatërrimi i dy rrafsheve shpesh nuk është diçka që të jep një produkt të mirë. Kjo ka qenë ajo që na ka bërë të kemi mundësi t’i përgjigjemi detyrave të qeverisë apo të kryeministrave me performancën që është dashur. Besoj edhe Rama këtë e ka vlerësuar dhe kjo qenë që ai ka dalë përtej pjesës politike, për të parë atë që Shqipëria ka nevojë dhe është krijimi dhe ndërtimi i profesionistëve të vërtetë, pa shumë pjesë të politikë. Deri tani ka qenë kjo arsye pse kam pas një marrëdhënie profesionale të mirë me të gjithë aktorët.” u shpreh Beci.
Ndër të tjera Beci zbuloi diskutimet me qeveritë e mëparshme për t’u bërë pjesë e politikës, por tha se nuk ka patur asnjëherë ftesë zyrtare.
“Ka patur diskutime të ndryshme, po nuk kam qenë asnjëherë gati për të qenë në politikë. Tani mund të them që e kam kryer ciklin. Unë mendoj se edhe hyrja në politikë është një fazë e një zhvillimi personal. Ka qenë diskutime, jo ftesa zyrtare”. theksoi Beci.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38