Flash News

E-TJERA

Ish-kreu i OSHEE, Ardian Çela, del nga Prokuroria e Posaçme pas 2 orësh pyetje

Ish-kreu i OSHEE, Ardian Çela, del nga Prokuroria e Posaçme pas 2

Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe ish-drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit, Ardian Çela, ka dalë pas rreth dy orësh e gjysmë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gjatë daljes, Çela u pyet nga gazetarët për arsyet e thirrjes së tij në SPAK, por ai refuzoi të jepte detaje, duke deklaruar: "Jo për ashtu që mendon ti…".

Çela dyshohet se është marrë në pyetje si një person i përfshirë në dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Bisedat e zbuluara në aplikacionin “Sky ECC” tregojnë se figura të njohura të botës së krimit në Durrës kishin ndikuar për vendosjen e Çyrbjas në listën e PS-së gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, me qëllim sigurimin e mandatit të deputetit.

Në ato zgjedhje, Ardian Çela ishte drejtues i PS-së për Durrësin dhe kishte dërguar listën e kandidatëve për miratim në Kryesinë e partisë. Ai është paditur gjithashtu nga Partia Demokratike në vitin 2021 për dyshime mbi veprimtarinë e tre kompanive në sistemin e energjisë elektrike. Çela ka drejtuar OSHEE-në nga dhjetori i vitit 2014 deri në maj të vitit 2023.

Të fundit