Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-kryebashkiaku i Kavajës merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK

Ish-kryebashkiaku i Kavajës merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK

Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku në prani të avokatit të tij Andi Skënderi, është njoftuar zyrtarisht se është marrë i pandehur për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Roshi akuzohet në lidhje me një tender të dyshimtë për pastrimin e qytetit të zhvilluar në vitin 2016, gjatë kohës kur ai ishte në krye të bashkisë. Procedimi penal është bazuar në një kallëzim të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili përmes një auditimi të kryer për periudhën 2013–2016, konstatoi shkelje të rënda në fushën e prokurimeve publike, me një dëm ekonomik të përllogaritur prej rreth 33 milionë lekësh.

Sipas të dhënave të auditimit, tenderi me fond limit 147 milionë lekë (pa TVSH) u fitua nga kompania “Alko Impeks General Construction” SHPK, e cila, ndonëse kishte ofertë më të lartë dhe më shumë mangësi dokumentacioni krahasuar me operatorë të tjerë, u shpall fituese me vendim të firmosur nga vetë Roshi. Dëmi i shkaktuar për këtë procedurë specifike llogaritet në mbi 12 milionë lekë.

 

Të fundit