Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku  i Lushnjes paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, është paraqitur sot në SPAK.

Ai është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij. 

Mësohet se Tushe është thirrur për një hetim tjetër të nisur ndaj tij, pasi akuzohet për 'Fshehje pasurie'. Tushes i janë gjetur prona të fshehura në emër të personave të tjerë.

Ndërkohë ka qenë i dënuar më parë për 'shpërdorim detyre' dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Ai u arrestua në korrik të vitit 2021 nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

Të fundit