Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-ministri i Ramës del kundër retorikës së qeverisë për afrimin me BE

Ish-ministri i Ramës del kundër retorikës së qeverisë

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka mbajtur një qëndrim të kundërt sa i takon retorikës së qeverisë për afrimin me BE.

Në një postim në rrjetin social “X”, Bushati shkruan: “Ndryshe nga pritshmëritë për një 'pikë kthese', e vërteta e hidhur është se Ballkani Perëndimor është po aq larg politikisht dhe ekonomikisht nga BE sa përpara realitetit të ri gjeopolitik që po jetojmë në Evropë, pavarësisht retorikës për anëtarësimin në BE si një strategji”.

Ky status i publikuar sot duket se është një recencë oponence ndaj deklarimeve që kryeministri Rama bëri sot në një takim me emigrantë në Luksemburg.

 

Të fundit