Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur  në ambientet e SPAK. 

Më parë ai është paraqitur në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit.

Ndërkohë pak ditë më parë Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi po hetohet lidhur me disa çështje.

Për çfarë akuzohet ish-ministri i shëndetësisë


Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim të detyrës të kryer në bashkëpunim për dosjen e tenderit të Sterilizimit. Në gusht të këtij viti pati edhe 8 masa arresti, mes tyre ish-zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit është arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni i sterilizimeve spitalore nën akuzat “mashtrim”, “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.

Ish zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë në burg.

Të fundit