Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-ministri Malaj zbulon bisedën me deputetin socialist: Pritet një luftë mes grupeve në PS!

Ish-ministri Malaj zbulon bisedën me deputetin socialist: Pritet një

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi situatën e brendshme të PS-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në një intervistë për News24, Malaj u shpreh se në PS po ndihet një përplasje e pashmangshme mes grupeve të ndryshme, ndaj i ka bërë thirrje partisë të reflektojë mbi listat e mbyllura të kandidatëve.

“Ata që janë në listat e mbyllura të PS janë anëtarë të qeverisë pa kontribute politike. Këto janë zgjedhje të Ramës,” deklaroi ai.

Ish-ministri theksoi se marrja e një mandati politik pa një njohuri të mirë për partinë nuk është e shëndetshme. Ai citoi një koleg deputet të PS-së, i cili i kishte thënë se pritej të ndodhte një luftë grupesh brenda partisë.

“Ata që janë në listën e sigurt kanë filluar që, pasi janë siguruar vetë, të sulmojnë mbështetjen e të vjetërve,” shtoi Malaj.

Të fundit