Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-ministri u la në burg, GJKKO: Akuzat që rëndojnë mbi Beqajn

Ish-ministri u la në burg, GJKKO: Akuzat që rëndojnë mbi

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u la në burg sot nga Gjykata e Posaçme.

Në seancën që zgjati rreth 7 orë, gjykata vendosi gjithashtu lënien në burg të bashkëpunëtorit të Beqajt, Ermal Kurtulaj, ndërsa la në arrest shtëpie Elton Marinin dhe Alfred Nikollin. Po ashtu u caktua masa “detyrim paraqitje” për Bledar Lekën dhe Bjona Zijajn.

Në njoftimin zyrtar GJKKO ka zbardhur se cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj Beqajt, i cili ra në pranga më herët gjatë kësaj jave.

Sipas Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimt të Organizuar, Beqaj është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrim” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Të fundit