Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-zyrtarë socialistë pas hekurave, Rama: Krenar për PS-në

Ish-zyrtarë socialistë pas hekurave, Rama: Krenar për PS-në

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarëve të PS-së gjatë një takimi me gratë ku iu drejtua “mos i dëgjoni ata që thonë u kapën të gjithë”.

Kreu i qeverisë theksoi se është krenar për Partinë Socialiste duke premtuar se në Shqipërinë 2030 pagat mesatare do të jenë mbi 1000 euro.

Rama: Duam që paga mesatare të jetë ku e ku mbi 1000 euro, do ta arrijmë këtë në sektorin publik dhe privat.

Dhe jini krenar edhe për atë që po ndodh në luftën kundër korrupsionit, mos i dëgjoni ata që thonë u kapën të gjithë, ne jemi, pa emigrantët afro 800 mijë, bashkë me emigrantët do ti afrohemi 1 mln.

Kështu që njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë, edhe ne do të pastrojmë vendin tonë, ku kushdo që mundohet të hajë të tjetrët mbas shpine të shkojë aty ku e meriton, kjo është rruga jonë, Krenarë për PS, Shqipërinë, për të gjitha gratë shqiptare, nuk ka rendësi socialiste apo demokrate ju uroj të gjithave gëzuar 8 Marsin, të luftojmë të gjithë bashkë që gratë të bëhen më të forta dhe burrat më të mençur.

Të fundit