Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-zyrtari i FBI i lidhur me rusët, Rama e pranon: Është miku im, por s’ka lidhje me mua e qeverinë

Ish-zyrtari i FBI i lidhur me rusët, Rama e pranon: Është miku

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ish-agjenti i nivelit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal është vënë nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë.

Në një bashkëbisedim online me gazetarë e qytetarë, Rama pranoi se ish agjenti është miku i tij, por shtoi se çështja nuk ka lidhje me atë dhe qeverinë shqiptare.  

“Nuk ka asnjë faj, cilët rus të mitë? Shefi kundër terrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA është çështja e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA, nuk bëhet drejtësia kështu.

Pres shumë më tepër se kaq, i pres të gjitha. Është e tmerrshme për këtë popull për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare është e tmerrshme. Nuk kam ca të them më shumë se kaq, bëhet fjalë për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptarë.’- u shpreh Rama.

 

Të fundit