Flash News

Ditari i Maxhorancës

Iu hakerua instagrami, reagon Veliaj: Jam shkrirë duke qeshur me lot

Iu hakerua instagrami, reagon Veliaj: Jam shkrirë duke qeshur me lot

Vjen reagimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pasi faqja e tij zyrtare e instagramit është hakeruar.

Ky fakt u konfirmua edhe nga ai vetë në një reagim në rrjetet sociale facebook e Tik Tok e platformën X, madje ironizoi edhe opozitën.

“Jam shkrirë sot, duke qeshur me lot. Gjithë këta njerëzit që deri dje thoshin: ‘Na çmendi, pse nxjerr çdo gjë në Instagram’, ‘çfarë janë këto punë publike’, ‘çfarë janë këto pemë’, ‘çfarë është ky asfalt’, krejt papritur u shqetësua gjithë opozita sot: ‘Ku është Instagrami i Lalit?’ Instagrami do kthehet, sapo e kemi rikuperuar nga hakerimi, por edhe kjo puna ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ si e vetmja mënyrë për të bërë opozitë, sikur nuk shkon”, shkruan ai. 

Të fundit