Flash News

Ditari i Maxhorancës

Izolim i pjesshëm për shkak të shifrave të COVID, Rama reagon për masat që hyjnë në fuqi më 11 nëntor

Izolim i pjesshëm për shkak të shifrave të COVID, Rama
Edi Rama

Pasi lajmërimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve se vendi nga e mërkura do të futët në izolim të pjesshëm për shkak të shifrave të larta të infektimeve dhe numrit të viktimave, kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja kufizuese që hyjnë në fuqi nga 11 Nëntori.

Rama ka publikuar një grafik që tregon se lëvizja do të kufizohet nga ora 10 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit dhe do të mbyllen baret e restorantet, po në këtë orar.

Ndërkohë, administrata publike do të punojë nga shtëpia.

Rregullat e publikuara dhe në tabelën e Ramës janë:

-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

-Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Izolim i pjesshëm për shkak të shifrave të COVID, Rama

Të fundit