Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Jam këtu me 5 burra", Rama iu kthen “qokën” mjekëve të QSUT pas operacionit, i fton në podcast

"Jam këtu me 5 burra", Rama iu kthen “qokën”

Kur ka vetëm disa ditë që ka dalë nga spitali, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa iu kthyer ‘qokën’ mjekëve të cilët kryen ndërhyrjen kirurgjikale të apendesitit në QSUT.

Rama ka ftuar në podcastin e tij “Flasim”, grupin prej pesë mjekësh: Arben Gjata, Arben Beqiri, Dritan Rehovica, Krenar Lilaj dhe Saimir Kuçi. Gjatë bashkëbisedimit, Rama citon mjekët që sipas tij i kanë thënë se kanë operuar shumë ministra e zyrtarë, por në spitale private.

“Jam këtu me pesë burra që më hynë në trup”, thotë Rama për mjekët.

Mjeku Arben Beqiri thotë se fakti që kryeministrit zgjodhi të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale në një spital shtetëror si QSUT, tregon se është rritur besimi ndaj strukturave spitalore shtetërore. Pra, do të duhej ndërhyrja kirurgjikale e Ramës, që mjekët të kuptonin se është rritur besimi ndaj spitaleve të shetit.

Pjesë nga intervista:

Rama: Për një person të vetëm, privilegj, për pozicionin që kam apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm.

Mjeku Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme por pacientët janë njësoj.

Rama: Përpara se të largoheshit erdhët tek shtrati dhe më dhatë dorën, më thatë se ne kemi operuar shumë ministra, figura të larta publike por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.

Mjeku Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësojnë një forcë tjetër politike, tregon se kjo është një pjesë e emancipimit dhe rritjes së besimit.

Mjeku Arben Gjata: Jo më pak se para disa muajsh, një miku ynë amerikan që ka ardhur në Shqipëri që nga ’91, Mark Johnson, gastroenterologu personal i Bill Clinton dhe George Ë. Bush tha se jam shumë i emocionuar sepse mbaj mend spitalin e vjetër ku gjëmonin edhe minjtë me fshesë edhe kur hyri në sallë tha se nuk e di se çfarë them. Tha ‘Po ta them edhe me zë të ulët se standartet i keni njësoj.

Të fundit