Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Janë kashtë e k*qe", Rama sulmon PD dhe Florjan Binajn: Nuk i duhen dreqit!

"Janë kashtë e k*qe", Rama sulmon PD dhe Florjan Binajn:

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar dëgjesën me banorët e njësisë nr. 3 për Buxhetin 2026 për të sulmuar Partinë Demokratike dhe kandidatin e pavarur për Tiranë, Florjan Binaj.

Sipas Ramës, opozita është “arratisur nga zgjedhjet” dhe po fshihet pas figurave që, sipas tij, luajnë vetëm rolin e kandidatit të pavarur.

Edi Rama: Askush që realisht nuk di nga brenda se çfarë bëjmë ne për të marrë mbështetjen e njerëzve të kuptojë si qëndron puna, mbi të gjitha kush thotë siç thonë ata që Shqipëria është më keq, që është më e varfër, që s’ka asnjë shans të jetë pjesë e shumicës dhe as që të mendojë atë që mendon shumica.

Unë jam i bindur dhe e them, që shumica nuk na voton se jemi më të mirë, por sepse nuk ka më të mirë. Të tjerët janë kashtë e koqe që nuk i duhen dreqit.

Është e pandodhur të paktën sa e njoh unë politikën europiane, në histori që një parti, një forcë politike që pretendon të jetë alternativa e qeverisë të arratiset nga zgjedhjet dhe të fshihet pas disa pseudo të pavarur, dhe për kryeqytetin të nxjerrë një aktor që luan rolin e kandidati të pavarur.

Të fundit