Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Janë shalqi me provë”, Rama ironizon Metën: Likes po i falimenton ndërmarrja

“Janë shalqi me provë”, Rama ironizon Metën: Likes po

Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish Presidentin Ilir Meta, teksa tha nga Vlora se “nuk mund të përdorim fjalën dëshmorë, pasi mërzitet Likja".

Mes të tjerash, kryeministri tha se qytetarët s’kanë alternativë më të mirë se mazhoranca më 25 prill, duke shtuar se opozita është shalqi me provë, pasi sipas tij, kur ishin në pushtet treguan se ishin kunguj.

“Këtë fjalën ‘dëshmorët’ s’e përdorim dot, se na mërzitet Likja. Po kërkon vota, se po i falimenton ndërmarrja. Dhe bën atë që nuk e ka bërë askush në historinë e asnjë vendi të botës, jep dekorata për njerëz që kanë ndërruar jetë para se të lindte vetë.

Edhe sikur për një moment disa dyshojnë, shanset që të bëhet një aeroport në Vlorë janë më shumë me ne apo me Leckon dhe Lulin? Më të mirë se ne nuk ka dhe nuk do të ketë edhe për shumë kohë. Ata që pretendojnë se janë më të mirë, janë shalqi me provë.

 Kunguj kanë dalë të tërë, kur kanë pasur në dorë atë që kërkojnë ta rimarrim prapë. Kështu që jam i bindur plotësisht se ata që janë në mëdyshje ose thonë që s’do të votojnë, do të kuptojnë që s’ka vend për mëdyshje dhe se rruga është e qartë”, deklaroi ai.

Të fundit