Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Janë shalqi me provë", Rama sulmon sërish opozitën: Me një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë

"Janë shalqi me provë", Rama sulmon sërish

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në Krujë ku ka prezantuar kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe këtë herë kryesocialisti nuk i ka kursyer ironitë dhe sulmet për kundërshtarët e tij politik. Rama ka bërë një krahasim me Bashën duke thënë se mes dy gomerëve, kryedemokrati nuk e bën dot punën para atij sepse fle gjumë.

"Kur hapën fushatën elektorale, ajo është kartolina e vizionit të tyre për hapësirën urbane. Fut makinat, dil me tufa, klith, bërtit, ndot, lërë pisllëk e ik. Këtë kanë bërë me Shqipërinë. Këtu në Krujë është shumë interesante, se një pjesë thonë jemi familje tradicionale, jem të shpronësuar, jemi me PD. Pse jeni me PD?  Komunistin e keni në krye të PD, që nuk i ndahet edhe kur e tërheq këmbën zvarrë. Dhe ka vënë një kukull që e komandon nga Lalëzi.

Po kur merr gamorin për dru, dhe e ngjit aty lart, e sheh nga ngjyra apo merr gomarin që të ngjitet lart.  Me marr një gamor që fle gjumë në këmbë dhe i thua shko merr drutë, nuk vijnë drutë, na humb dhe gamori, mirë që humb ai, por nuk na vijnë as drutë. Është shumë e thjeshtë, vota nuk është tifozllëk. Jam me këtë se jam kundër atij. Vota nuk është histori, sot. Kush ta bën punën, kush shkon deri aty lart, ngarkon drutë e i zbret poshtë. Mund të imagjinohet që në garë mes dy gomaresh, Luli e bën punën para meje? Një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë. Është e thjeshtë. S’më do mua? Unë s’kam dalë për të gjetur nuse. E kam gjet gjysmë krutane, gjysmë tironse. S’më do mua, bjeri telekomandës sime më hiq fytyrën, shko shih sport. Punën kush e bën. Pash një kokë të madhe demokratike në Pazar, por në dyqanin e vet e ka taksën zero, dhe jo me premtim por e ka sot. Por si mund të votosh me këmbët e tua gomarin blu, dhe më pas të vij taksa e sheshtë më shumë se ky këtu. Pra ti më i vogli ta hash më keq se i madhi. Të rriten këtu e të kenë të ardhmen këtu. Taskën 0 kush ta vuri? Se jam bërë dhe si qentë e gjallë, i njoh nga larg kokat e mëdha demokratikase. Kur më sheh mua. E ka 0 taksën, 0 tvsh. Si tia bësh që e do gomarin blu e jo mavi, e të të vijë taksa trëk e sheshtë dhe ta hash sa ky këtu. Unë s’e di kush është ky, po ta hash më keq se ky i madhi kët." tha kryeministri i Shqipërisë

Rama nuk i ka kursyer ironitë edhe me emra konkretë ndaj koalicionit opozitar, që sipas tij, të gjithë ata janë "shalqinj me provë.

"Dardha ka bisht mbrapa si gjarpër, që jo të ngec në fyt, por të rrotullohet në gërmaz që të mos marrësh frymë, se ka Saliun, Metën dhe Monikën, dhe thonë voto PD, voto PD dhe t’i marrësh dhe këto pas, hajt se Saliun e duan, po Ilirin Monikën nga mbrapa, po ku ka shans që të bëhet punë, unë e di se ca kam hequr, që të bëhet punë, po këta tani kanë ikur fare, tani na i numërojnë vitet sikur kemi qenë shëtitje, e morëm mandatin e parë hemorragji fare. Nuk kishte lekë, mali me borxh si mali i Krujës. FMN vlerësonte malin me Borxhe nga të gjitha anët. Ndalëm hemoragjinë dhe filluam reformat që nga energjia, tek uji duhet me i kujtu disa gjëra. S’ka më fushatë për uji. Kalojmë tek arsimi, gjithmonë kanë bërë të njëjtën gjë se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, se nuk dinë ngaqë flenë gjumë. E kanë në program që do e bëjnë 6% TVSH e turizmit ndërkohë që kjo është sot e kanë në program se kanë harru. Po kur duan të kthejnë fashat në energji, ku biznesi u bënte familjar dhe i pasuri përfitonte. Po Gon Duka ca do ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të, po Fatmir Mediu, po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nardn Ndoka, të paktën është filozof, kush do jetë kjo qeveria e ndryshimit, se këta janë shalqi me provë të gjithë, pse duhen votuar që të ndërprehen punët e nisura se mandati i tretë e bën të pakthyeshme arkitekturën e ndërtimit të Reformave, nuk mund të kthehet më pas, ndoshta këtyre u vjen dhe mendja se nuk kanë reflektuar në asgjë, kemi bërë gabimet tona, që shumë njerëz i shprehin si mërzi, janë të drejta se s’kemi bërë ndonjë mrekulli, por sidoqoftë ndonëse jemi në qeveri, në shumë bëjmë një skuadër që është reflektim, shprehje e vetëdijes që duhet të përmirësohemi”, tha Rama.

Të fundit