Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Jemi në mes të ujqërve të turizmit”, Klosi: BE po luan një politikë frenuese me vendet e tjera

“Jemi në mes të ujqërve të turizmit”, Klosi: BE

Ministri i Turizmit Blendi Klosi shprehet se Bashkimi Europian po mban një politikë frenuese me vendet e tjera jo anëtare, pikërisht për të mbajtur turizmin brenda kufijve të saj. Por, sipas tij, kjo lojë e BE-së do të na ndihmojë, pasi mania për Shqipërinë, mund të jetë një logo shumë e mirë për turizmin shqiptar.

Ai tha se Shqipëria pret të marrë disa miliardë euro nga turizmi, biznes që i hiqen vendeve të rajonit.

“Ka një gjë që duhet ta them e nuk dua ta fus në këto historitë shekullore të konflikteve, raporteve në raport, në fakt jo, është thjesht biznes. Ne presim të marrim disa miliardë euro nga turizmi, biznes që i hiqen vendeve të rajonit. Ndaj ka një situatë jo shumë të qartë për vetë vendet e Bashkimit Europian. Ka një vendimmarrje më të theksuar tani, jam takuar dy herë me ministrin grek, por kur vjen puna te biznesi, ekonomia, të gjithë vendet e BE po luajnë një lojë që ta frenojnë sa më shumë turizmin europian që të rrijë brenda kufijve të BE edhe të përpiqen që me vende të tjera luajnë një politikë pak më frenuese.” tha Klosi, ku theksoi se Shqipëria ka vendosur një treg të mirë tashmë me Ukrainën, Poloninë, vendet Arabe, Serbia etj.

“Unë jam shpresë plotë se loja e BE me kufijtë do na ndihmojë ne. Albaniamania, pra mania për Shqipërinë, mund të jetë një logo shumë e mirë për turizmin shqiptar. Ne jemi në mes të ujqërve të turizmit, duhet ta pranojmë këtë, është një industri si kampionati europian që shkon e luan përballë Gjermanisë apo Holandës ku të duhet punë e djersë që t’i arrish. Vendet rreth nesh janë ndër më të rëndësishmit, Greqi, Turqi, Kroaci, Itali, Mali i Zi, ne jemi në mes të tyre. Duhet të themi sa të vështirë e kemi të situatë por gjithashtu duhet të them që jemi në destinacionin më të loguar të Mesdheut që e duan të gjithë. Pra, kemi një pozicion të jashtëzakonshëm sa i përket turizmit. Hapësira jonë është perfekt për atë që është modë e turizmit, një natyrë e bukur. Një turizëm që natyrisht detin ka bazën por afron shumë natyrën, trashëgiminë natyrore, zonat e mbrojtura, kalatë kështjellat. Pra një kombinim perfekt.” tha Klosi në emisionin "Kjo Javë"

Të fundit