Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bora Muzhaqi bën autogol dhe thotë: Jemi shumë ku*va në partinë tonë

Bora Muzhaqi bën autogol dhe thotë: Jemi shumë ku*va në

Deklarata fyese e Taulant Ballës ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi në Kuvend nuk prodhoi ndonjë reagim të dukshëm nga gratë socialiste. Komenti i Ballës - “Për ty Albana kemi numrin 0900”, një linjë argëtimi me pagesë - u kritikua nga opozita si një denigrim i figurës së një gruaje në parlament.

Megjithatë, në vend që debati të përqendrohej te deklarata e Ballës, reagimi më i fortë nga kampi socialist erdhi ndaj kundërpërgjigjes së Gazment Bardhit. Në nervozizëm e sipër, Bardhi iu drejtua Ballës me fjalët: “I pafytyrë, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”.

Por ajo që e bëri situatën edhe më ironike ishte reagimi i deputetes Bora Muzhaqi. E njohur shpesh për gafat në deklarata publike, këtë herë ajo u shfaq më e indinjuar për fjalinë e Bardhit sesa për komentin fillestar të Ballës ndaj një deputeteje.

Në reagimin e saj, Muzhaqi theksoi se Balla kishte kërkuar ndjesë disa herë, ndërsa sipas saj Bardhi nuk kishte bërë të njëjtën gjë për fjalët e përdorura ndaj grave socialiste.

“Me thënë të drejtën dje me të ndjerë ose me pak të ndjerë, se nuk jemi askushi që të gjykojmë e ndjeu a s’e ndjeu, të paktën tre herë ndjesë Zoti Balla e kërkoi. Unë akoma, bashkë me koleget e mia, vazhdoj dhe nuk kam një ndjesë nga kryetari juaj i grupit për fjalinë që tha jo vetëm për gratë socialiste që ishin në sallë, po për gratë socialiste që janë anembanë vendit”, deklaroi ajo.

Por kulmi i ironisë erdhi në vijim të deklaratës së saj, kur Muzhaqi u përpoq të argumentonte pse fjala e Bardhit i kishte prekur gratë e Partisë Socialiste.

“Sepse fjalia ishte pikë pikë pikë të partisë tuaj. Dhe pikë pikë pikë të partisë tuaj me thënë të drejtën jemi shumë gra që jemi pikë pikë pikë të partisë tonë dhe kjo fjala na prek të gjithëve”, tha Muzhaqi.

Pra, ndërsa përpiqej të denonconte përdorimin e një fjale fyese, Muzhaqi përfundoi duke deklaruar publikisht se “jemi shumë ku*va në partinë tonë”, një formulim që u kthye epiteti në pohim.

Të fundit