Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Jeni llumi i partisë”, krisje brenda PS-së së Shkodrës, Edona Bilali ofendime ndaj anëtarëve socialistë

Një krisje e thellë mësohet se ka ndodhur brenda Partisë Socialiste të Shkodrës, ç’ka duket se detyruar drejtuesen politike të qarkut, Edona Bilali të ‘shfryjë’ me ofendime ndaj anëtarëve prej vitesh të PS-së, që kohët e fundit kanë bojkotuar mbledhjet e Këshillit Bashkiak të qytetit.
Dështimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 23 shtator, për shkak të mosprezencës së anëtarëve që përfaqësojnë Partinë Socialiste të Shkodrës dhe ka detyruar që për herë të parë drejtuesja politike dhe ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali të thërrasë në një mbledhje tek selia e PS, anëtarët e Këshillit bashkiak që gjithashtu janë pjesë e PS, duke folur me tone të ashpra.
Burimet thanë për Gazeten Panorama.al se Ministrja Bilali nuk ishte fizikisht në mbledhje, por komunikoi me një lidhje video përmes platformës ZOOM. Të pranishëm në sallë gjithashtu ishin edhe dy bashkëkryetarët e PS, Shkodër Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti.
Nga 40 këshilltarë të PS që janë në Këshill në mbledhjen e PS të thirrur nga drejtuesja politike, Edona Bilali morën pjesë vetëm 22 duke munguar 18 të tjerë që nuk u bindën sërish.
Ndërkohë kjo mbledhje është shoqëruar me disa debate, ka mësuar nga burime të sigurta Panorama.al
Fillimisht drejtuesja politike, ministrja Bilali u shpreh se PS ka në radhët e saj “një pakicë” që e quajti “llumi i partisë”.
Sipas saj, kjo pakicë “nxisin të tjerët për interesat e tyre personale që të bojkotojnë mbledhjet e këshillit bashkiak”.
Edona Bilali: Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë: bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak. I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, por nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores.
Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme. Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një llum krejt pakicë në numër, që s’kalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë fytyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune.
Kjo është arsyeja që sa t’më besohet ky pozicion që kam ky kontingjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot s’kanë më asnjë funksion në parti jo më kot s’janë më pjesë e jetës publike në administratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerueshme në parti.
Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinëzisht pas faqesh anonime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përçarje për tu kacavjerrë nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qenë për të vjedhur e marrë fytyrën sërish kjo nuk ndodh më!
Për asnjë emër të përveçëm s’do të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përveçëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave.
Etiketimi si “llumi i PS” Shkodër të atyre që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak për shkak të nxitjes nga individë të tjerë që janë pakicë sipas Bilalit, nuk u pranua nga disa prej këshilltarëve të pranishëm.
Anëtari Hekuran Gjorreta e kundërshtoi drejtuesen politike Bilali duke thënë: “Ne nuk jemi llumi. Nuk e pranojmë që të quhemi llumi sepse kemi punuar sot por edhe shumë më përpara për PS edhe kur shumë të tjerë s’kanë qenë fare në këtë parti. Unë kam siguruar votat për PS”.
Këshilltari Lush Marku shprehu edhe ai një shqetësim: “Ne kemi rënë në hall. Hall me ardh në mbledhjet e Këshillit sepse jemi akuzuar pak a shumë se kemi votuar vendimet e kryebashkiakes së mëparshme. Tani hall edhe kur nuk shkojmë sepse prap po akuzohemi”.
Një prej arsyeve që këshilltarët mungojnë mund të jetë edhe mosdëgjimi i shqetësimeve që kanë qytetarët tha këshilltari Gerald Hasaj: “Kemi pasur ankesa nga qytetarët sepse nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje për problemet e tyre dhe zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar për hallet që kanë dhe ne përfaqësojmë në këshill qytetarët dhe problemet që ata kanë”.
Ndërkohë këshilltarja Blediana Nika tha se mbledhjet e Këshillit janë të rëndësishme duke u shprehur pro prezencës por nga ana tjetër sipas saj duhet t’i tërhiqet veshi atyre që mungojnë: “Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Shkodrës janë shumë të rëndësishme pë rata që duan që t’i konsiderojnë. Në këshill ka shumë gjëra serioze për t’u marrë dhe për të diskutuar për ata që duan të vijnë. Unë mendoj se duhet të merrni në telefon ata këshilltarë që nuk vijnë dhe t’i kërkoni arsyet e mungesës së tyre”.
Një prej zërave kritik në radhët e PS, Tereze Brigja deklaroi se pjesëmarrja në mbledhjet e këshillit bashkiak të PS është e rëndësishme ndaj duhen zhvilluar:
“Duhet që të vijmë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Kemi marrë përsipër që t’i përgjigjemi atyre që na kanë votuar. Çfarë jemi ne që vijmë në çdo mbledhje. Edhe ne kemi halle, punë e probleme por kemi marrë përsipër këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe duhet të përgjigjemi ose ata që nuk duan të vijnë t’i lënë vendin të tjerëve. Unë nuk e ndjej veten pjesë të turpit të cilët kolegët kanë futur veten me mos prezencën e tyre”.
Erion Vukaj kujtoi kohën e ish-drejtuesit politik Ilir Beqaj: “Ne kërkojmë që të mblidhemi kështu si sot më shpesh në mënyrë që të na jepen orientime politike si në kohën e Z.Ilir Beqaj”.
Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia e kundërshtoi: “Edhe në atë kohë që thoni ju pasi jemi dakordësuar për vendimarrje në mbledhje grupi, sërish këshilltarët tanë nuk kanë vijuar sipas orientimit politik”.
Këshilltaret Jona Leqejza dhe Dhurata Tyli ishin të mendimit që të merren masa konkrete pë rata që mungojnë.
Përveç kundërshtisë që mund të kenë lidhur me disa projekt-vendime të bashkisë Shkodër, anëtarët e këshillit bashkiak të PS kanë munguar duke dështuar mbledhjet e këshillit edhe për shkak të problemeve të brendshme politike që kanë, duke detyruar drejtuesen politike dhe dy bashkëkryetarët që të zhvillojnë këtë mbledhje në të cilën sërish 18 prej tyre munguan duke konfirmuar haptazi pakënaqësitë politike brenda familjes socialiste./PANORAMA.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38