Flash News

Ditari i Maxhorancës

Jo më 140 €, ministrja e Financave ‘ndryshon mendje’: Kufiri i varfërisë është 126 euro

Jo më 140 €, ministrja e Financave ‘ndryshon mendje’:

Në Komisionin e Ekonomisë, ku po shqyrtohet buxheti i vitit 2022 për përballimin e krizës së çmimeve, ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, është ndalur sërish te një deklaratë e saj.

Pak ditë më parë, Ibrahimaj deklaroi për “Opinion” se “një person me 130140 euro të ardhura në muaj nuk konsiderohet i varfër në Shqipëri”. Ministrja theksoi sot se në deklaratë i është referuar shifrave të Eurostat, sipas së cilave kufiri i varfërisë është 126 euro.

“Nga ana tjetër ju bëtë një referencë për minimumin jetik në asnjë moment unë nuk kam deklaruar minimumin jetik. Më është bërë një pyetje për një tregues statistikor që publikohet nga INSTAT që i takon kufirit të varfërisë dhe iu jam referuar kufirit të varfërisë të llogaritur nga INSTAT që për frymë është 126 euro, mund t’i referoheni INSTAT me mënyrën e llogaritjes së tyre e cila është metodologji e eurostat që aplikohet në gjithë vendet e rajonit. Unë nuk jam shprehur për llogaritje të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë por për një tregues statistikor të publikuar nga INSTAT”, u shpreh Ibrahimaj.

 

Të fundit