Flash News


Ditari i Maxhorancës

Jo vetëm Rama, edhe Balla pranon takimin me McGonigal: Autoritetet shqiptare nuk mbajnë përgjegjësi

Jo vetëm Rama, edhe Balla pranon takimin me McGonigal: Autoritetet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka pranuar takimin e tij me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

Balla ka thënë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit, se takimi është bërë në kuadër të funskionit të tij si zyrtar asokohe. Balla është shprehur se në funksionin e një zyrtari askush s’mund ta kishte refuzuar takimin me McGonigal.

Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij dhe përmendjen e kryeministrit Rama në dosjen hetimore, Balla u shpreh se nuk është përgjegjësi e autoritetit shqiptar.

“Edhe unë e kam takuar ku kemi ndarë dhe diksutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Askush nuk do i thoshte jo një takimi të tillë në cilësinë e atij pozicioni zyrtar, kanë qenë takime të formës së bashkëpunimit gjatë kohës që ka qenë në detyrë, pas kësaj kohe që nuk ka qenë në detyrë nuk e kam takuar. Në këtë histori nuk mban përgjegjësi asnjë autoritet shqiptar sa kohë është në kuadrin e një takimi në funksion të punës. Ne kemi komunikuar së fundmi me FBI-në për sulmet kibernetike, imagjinoni sikur dikush të arrestohej tani nga FBI-ja? Mund të ketë takuar edhe anëtarë të opozitës nuk e di pyesni”, tha Balla.

Të fundit