Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ju ftoj të bisedojmë", Rama thirrje naftëtarëve të ndërpresin grevën: Presionet e ultimatumet nuk funksionojnë

"Ju ftoj të bisedojmë", Rama thirrje naftëtarëve

Teksa naftëtarët ndodhen në ditën e 22-të të grevës së urisë, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje ta ndërpresin atë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shprehet se në mënyrë "vëllazërore" është i gatshëm të ulet e të bisedoje me naftëtarët për këtë çështje.

Më tej ai shton se greva nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e hallit pasi presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm.

Postimi i plotë:

U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!

Të fundit